# Type at least 1 character to search Translation missing: en.general.search.desc

Hobe Labs Hair Oil Biotin + Collagen – Energizer është një vaj ushqyes dhe rigjenerues për flokët, i krijuar për të forcuar rrënjët, përmirësuar elasticitetin dhe për të stimuluar rritjen e flokëve. Formula e pasuruar me biotin dhe kolagjen depërton në skalp dhe fibrën e flokut, duke i dhënë flokëve forcë, volum dhe shkëlqim natyral.

Ky produkt ndihmon në parandalimin e thyerjes, ushqen flokët e dobësuar dhe përmirëson dendësinë e tyre në përdorim të rregullt.

Përfitimet kryesore:
    •    Forcon rrënjët dhe përmirëson elasticitetin e flokëve.
    •    Ushqen dhe rigjeneron fibrën e flokut.
    •    Stimulojnë rritjen e flokëve të rinj dhe parandalon rënien e parakohshme.
    •    Jep shkëlqim, butësi dhe volum natyral.
    •    I lehtë për t’u përdorur dhe i përshtatshëm për përdorim të përditshëm.

Përbërës aktivë kryesorë:
    •    Biotin (Vitaminë B7) – forcon rrënjët dhe stimulon rritjen e flokëve.
    •    Kolagjen – rikthen elasticitetin dhe fortësinë e fibrës së flokut.
    •    Vajra natyralë ushqyes – hidratojnë dhe mbrojnë flokët nga dëmtimet.

Përdorimi:
Aplikohet disa pika në skalp dhe gjatë gjatësisë së flokëve, masazhohet butësisht dhe lihet të veprojë. Mund të përdoret çdo ditë ose sipas nevojës, para stilimit ose si trajtim gjatë natës.

E përshtatshme për:
Të gjitha llojet e flokëve, veçanërisht flokë të dobësuar, të brishtë ose të hollë.

Pa parabene – Testuar dermatologjikisht.

Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.

Related Products

Shop more

Best Seller

Shop more
Product Image

Product added to cart successfully!

Continue Shopping