# Type at least 1 character to search Translation missing: en.general.search.desc
Xhel pastrues i butë për fytyrë me aloe vera
Xhel pastrues me formulë delikate, i pasuruar me ekstrakt natyral aloe vera, i njohur për vetitë e tij qetësuese, hidratuese dhe rigjeneruese. Pastron butësisht lëkurën nga papastërtitë, yndyra dhe mbetjet e make-up-it pa e tharë atë.
Aloe vera ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit natyral të lagështisë së lëkurës dhe në zbutjen e irritimeve, duke e lënë fytyrën të pastër, të butë dhe me ndjesi freskie.
E përshtatshme për çdo tip lëkure, madje edhe për lëkurë të ndjeshme.
Përdorimi:
Vendosni një sasi të vogël në lëkurën e lagur, masazhoni me lëvizje rrethore dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Pa parabene, SLS dhe ngjyrues artificialë.
Dermatologjikisht i testuar.
Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.
Dermokozmetika
Dermokozmetika