# Type at least 1 character to search Translation missing: sq.general.search.desc

Phyto repair conditioner tube on a white background
- 20%
Phyto repair conditioner tube on a white background

Phyto Repair Repairing Conditioner

Lek 1,990.00 Lek 1,592.00

Në stok

Një zgjidhje për kujdesin e flokëve që adreson nevojat e flokëve të dëmtuar dhe të brishtë.

Ky balsam jo vetëm që synon të riparojë dhe forcojë flokët tuaja, por gjithashtu i mbron ato nga këputjet e mundshme.

Balsami siguron një krehje të lehtë, duke i shpëtuar flokët tuaj nga dëmtimi shtesë gjatë procesit të stilimit. Për këtë qëllim, formula përmban kompleksin revolucionar biomimetik Keratin A18+, duke shfrytëzuar aftësinë e keratinës së tërshërës së zezë dhe lupinës. Ky kompleks përbëhet nga një përzierje unike e 18 aminoacideve që ndihmojnë në riparimin dhe rikthimin e fibrës së dëmtuar të flokëve në gjendje të shëndetshme, duke siguruar që flokët të rifitojnë integritetin e humbur.

Me fjalë të tjera, garanton që flokëve tuaj t’i rikthehet forca, duke kundërshtuar kështu dëmtimin dhe brishtësinë.

Formulë vegane e cila përmban 97% përbërës me origjinë natyrale dhe gjithashtu nuk përmban silikone, ngjyrues dhe PEG.

  • Ky balsam është i lehtë dhe nuk i rëndon flokët.
  • Ky produkt është ideal për ata që kërkojnë një  produkt që jo vetëm riparon, por forcon, ju jep shkëlqim dhe i mbron flokët.
  • I përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve.
  • Redukton majat dyshe.
  • Pa sulfate, pa silikon

Udhëzime mbi përdorimin 

Aplikoni balsamin në gjatësinë e flokëve të lagur.

Lëreni të veprojë për 1 deri në 2 minuta dhe më pas shpëlajeni tërësisht.

Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.

Related Products

Shop more

Best Seller

Shop more
Product Image

Product added to cart successfully!

Continue Shopping