# Type at least 1 character to search Translation missing: en.general.search.desc
Vivant Ginkgo Biloba është një suplement bimor i bazuar në ekstraktin e standardizuar të gjetheve të Ginkgo biloba, i njohur për veprimin e tij mbi qarkullimin cerebral dhe periferik. Ky produkt ndihmon në përmirësimin e kujtesës, përqendrimit dhe furnizimit me oksigjen të trurit. Përveç funksioneve njohëse, Ginkgo biloba është i dobishëm në rastet e vertigos, çrregullimeve të balancës së veshit të mesëm dhe ndjesisë së rrotullimit falë efektit të tij pozitiv në qarkullimin mikrovaskular.
Përfitimet kryesore:
• Ndihmon në reduktimin e simptomave të vertigos dhe problemet me ekuilibrin.
• Përmirëson qarkullimin cerebral dhe periferik, duke rritur furnizimin me oksigjen.
• Mbështet kujtesën, përqendrimin dhe vigjilencën mendore.
• Ka efekt antioksidant që mbron qelizat nervore nga stresi oksidativ.
Përdorimi i rekomanduar:
1 tablete në ditë, pas ushqimit, ose sipas këshillës së mjekut/farmacistit.
Paketa: 30 tableta
Kujdes:
• Jo i përshtatshëm për persona që marrin antikoagulantë ose antiagregantë pa këshillën e mjekut.
• Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
• Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
• Suplementet nuk zëvendësojnë një dietë të balancuar.
Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.
Dermokozmetika
Dermokozmetika