# Type at least 1 character to search Translation missing: en.general.search.desc

Ducray Hidrosis Control Creme Antitranspirante është një krem i specializuar që ndihmon në reduktimin dhe normalizimin e djersitjes së tepërt (hiperhidrozës), veçanërisht në zona si fytyra, duart dhe këmbët.

Falë formulës së tij me veprim të trefishtë, ky produkt thith lagështinë, neutralizon aromat dhe pastron lëkurën, duke siguruar ndjesi freskie dhe rehatie gjatë gjithë ditës. Tekstura e lehtë përthithet shpejt, pa lënë ndjesi ngjitëse apo njolla në rroba.

Përfitimet kryesore:
    •    Redukton ndjeshëm djersitjen e tepërt
    •    Kontrollon aromat e pakëndshme
    •    Mban lëkurën të thatë dhe të freskët
    •    Teksturë e lehtë, jo yndyrore
    •    Pa parfum dhe me tolerancë të lartë dermatologjike

Përdorimi:
Aplikohet në lëkurë të pastër dhe të thatë (fytyrë, duar ose këmbë).
Fillimisht përdoret çdo ditë për disa ditë radhazi, më pas 2–3 herë në javë për mirëmbajtje.

I përshtatshëm për:
Të rritur dhe adoleshentë që kanë probleme me djersitjen e tepërt dhe kërkojnë një zgjidhje efektive dhe të sigur

Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.

Related Products

Shop more

Best Seller

Shop more
Product Image

Product added to cart successfully!

Continue Shopping