□
□

# Type at least 1 character to search Translation missing: en.general.search.desc

Lierac Premium The Silky Cream  Xmas Set
Lierac Premium The Silky Cream  Xmas Set

Lierac Premium The Silky Cream  Xmas Set

Lek 10,590.00

Në stok

Limited editon! Seti përfshin Lierac Premiun The Silky Cream me madhësi (50 ml) dhe Lierac Premium Eye Cream (20ml)


Në zemër të formulave Premium qëndron teknologjia [F.G.N.] një sinergji e 3 përbërësve aktivë të patentuar që synojnë një veprim të trefishtë qelizor. Korrigjon të gjitha shenjat e plakjes, rrudhat, vija të holla, njollat e errëta, thatësi, mungesa e qëndrueshmërisë, shkëlqimit, elasticitetit dhe densitetit.

Përmbajtja e setit

  • Lierac Premium The Silky Cream (50 ml)
  • Lierac Premium Eye Cream (20ml)
  • Çantë dhuratë

Lierac Premium The Silky Cream

Indikohet për lëkurën e maturuar, rrudha të thella, humbje të densitetit, çrregullime të teksturës së lëkurës apo poreve, lëshimin e lëkurës, parregullsitë në pamje, njollat.

Hidraton dhe rikthen qëndrueshmërinë e lëkurës falë formulës së tij të pasuruar me niacinamidë dhe acid hialuronik. Tekstura e tij e butë dhe delikate e kremit, e pasuruar me pluhur bimor matifikues, rrëshqet në lëkurë si mëndafsh dhe ofron një përfundim delikat pudre. I formuluar me 95% përbërës me origjinë natyrale. I përshtatshëm për lëkura normale/mikse. E testuar nën kontroll dermatologjik, jo komedogjenik, pa paraben.

Përdorimi: Të aplikohet në mëngjes për një ndjesi komforti dhe mbrojtje optimale, në darkë për të rregulluar e rigjeneruar lëkurën, vetëm ose pas serumit.

Lierac Premium Eye Cream 

Zbut menjëherë rrudhat e holla rreth syve dhe zvogëlon ënjtjen dhe rrathët e errët. I pasuruar me pigmente perlash, i ndriçon sytë në mënyrë delikate. Tekstura e tij ultra-kremoze e balsamit shkrihet butësisht në lëkurë për të lehtësuar masazhin dhe për të nxitur një efekt të menjëhershëm anti-lodhje. I formuluar me 95% përbërës me origjinë natyrale dhe pa aromë për tolerancë optimale. I përshtatshëm për sy të ndjeshëm.

Përdorimi: Aplikoni me masazhe të lehta nga këndi i brëndshëm në atë të jashtëm të syrit. Ideal në mëngjes për të tendosur konturet dhe ndriçuar shikimin, në darkë për një veprim riparues e rigjenerues optimal.

Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.

Related Products

Shop more

Best Seller

Shop more
Product Image

Product added to cart successfully!

Continue Shopping