# Type at least 1 character to search Translation missing: en.general.search.desc
KLORANE Shampo Sebo-Rregullatore me Hithër 200ML është formuluar për të balancuar prodhimin e yndyrës në flokë dhe skalp. Flokët e yndyrshëm shpesh bëhen të rënduar, të sheshtë dhe pa shkëlqim, ndërsa sebumi i tepërt mund të shkaktojë acarim të skalpit dhe rënie të flokëve. Ekstrakti i hithrës në këtë shampo largon yndyrën e tepërt dhe ndihmon në kontrollimin e prodhimit të saj, duke rivendosur ekuilibrin natyral të lëkurës së kokës. Pas përdorimit, flokët bëhen më të lehtë, të pastër dhe më të shëndetshëm, me një pamje më të freskët dhe të gjallë.
Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.