{"product_id":"lierac-premium-serum-xmas-set","title":"Lierac Premium Serum XMAS Set","description":"\u003ch4\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003ePërjetoni kulmin e shkencës dhe luksit në kujdesin ndaj lëkurës me setin ekskluziv të festave Lierac Premium. I frymëzuar nga kërkimet më të avancuara në mjekësinë rigjeneruese dhe riprogramimin qelizor, ky trajtim premium kombinon dy formula tejet të fuqishme për të luftuar dhe korrigjuar në mënyrë të gjithanshme shenjat e moshës.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eI paketuar në një çantë kozmetike luksoze të zezë me dizajne festive të arta, ky set është dhurata ideale dhe më prestigjioze për një lëkurë që rrezaton rini.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eSeti përmban:\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003col\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eLierac Premium The Absolute Serum (30ml):\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003enjë serum ikonik dhe tejet i përqendruar me një teksturë unike (double texture) që depërton menjëherë në lëkurë.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eLierac Premium Krem për sytë antirrudhë, multi korrigjues (20ml):\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003enjë krem specifik me teksturë të pasur, i përshtatshëm edhe për sytë më të ndjeshëm.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eÇantë Luksoze Kozmetike:\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003enjë çantë festive shumë chic, perfekte për të mbajtur produktet tuaja të çmuara me vete ose si një aksesor elegant.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ol\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLierac Premium The Absolute Serum (30ml)\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSerum fytyre me një veprim të vërtetë kundër plakjes, që korrigjon të gjitha shenjat e plakjes si rrudhat, vijat e holla, njollat e errëta, mungesën e qëndrueshmërisë, shkëlqimit, elasticitetit, densitetit dhe thatësinë. Aroma e tij ikonike, delikate me lule, zbulon notat delikate të jaseminit, trëndafilit dhe ylang-ylang. Tekstura unike ofron një përvojë të jashtëzakonshme shqisore: freskia e ujit pasohet nga komoditeti i vajit.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eRedukton në mënyrë efektive jo vetëm pamjen e vijave të holla dhe rrudhave, por gjithashtu përmirëson elasticitetin. Për më tepër, lufton njollat e errëta dhe përmirëson strukturën e lëkurës, duke e rigjallëruar dhe ndriçuar lëkurën. Formula kryesore kombinon teknologjinë F.G.N. me Papain dhe Niacinamide për të synuar tre shkaqe të plakjes së lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për lëkurën e ndjeshme.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eKarakteristikat kryesore\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003ePërbërës me 96% origjinë natyrale.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eProdukt vegan.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eTestuar dermatologjikisht.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003eProdhuar në Francë.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit aktivë\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eTeknologjia F.G.N:\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003eka 3 proteina që ndihmojnë në parandalimin e shenjave të plakjes. Këto proteina veprojnë duke mbrojtur qelizat staminale, duke riprogramuar qelizat e vjetra dhe duke përforcuar vitalitetin e qelizave aktive.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eNiacinamidi:\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003endihmon në parandalimin dhe korrigjimin e njollave të zeza.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003ePapaina:\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003enjë enzimë proteolitike e nxjerrë nga fruti i papërpunuar i bimës papaja, e cila zbut strukturën e lëkurës dhe përmirëson shkëlqimin.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLierac Premium Krem për sytë antirrudhë, multi korrigjues (20ml)\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eTrajtim që siguron një efekt të përforcuar anti-rrudhë, anti-rrathë dhe anti-borsa.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit aktivë\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cul\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eSolucion Acidi Hialuronik i pastër 10%:\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003embush rrudhat, lëmon dhe hidraton lëkurën.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eEkstrakte të luleve të zeza të rralla e të çmuara (Lulëkuqe, Trëndafil, Orkide) 3,5%:\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003eantioksiduese, ushqyese, hidratuese.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eKompleks B-Relaxor (Argirelinë e Genisteinë) 10%:\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003etërheq rrudhat e sipërfaqes dhe mbush rrudhat e thella.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eEkstrakte boronice (të pasura me flavonoide e antocianë):\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003eveprim mbrojtës vaskular dhe antiinflamator.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eEkstrakte të rrushit francez të zi (të pasura me vitaminë E, minerale dhe polifenole):\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003eveprim kundër radikaleve të lira dhe venotonik.\u003c\/li\u003e\n\u003cli\u003e\n\u003cstrong\u003eAgjentë kamuflimi e pigmente reflektues të dritës:\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003ezbutin të gjitha imperfeksionet.\u003c\/li\u003e\n\u003c\/ul\u003e\n\u003ch4\u003eUdhëzime mbi përdorimin\u003c\/h4\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLierac Premium The Absolute Serum:\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003esë pari, ngrohni produktin midis gishtërinjve tuaj. Më pas, aplikoni serumin në fytyrë dhe masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore dhe drejt lart derisa produkti të përthithet plotësisht. Përdoreni në rutinën e mëngjesit dhe\/ose të mbrëmjes.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLierac Premium Krem për sytë antirrudhë, multi korrigjues:\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003eaplikohet me masazhe të lehta nga këndi i brendshëm drejt atij të jashtëm të syrit. Ideal në mëngjes për të tendosur konturet dhe për të ndriçuar shikimin, në darkë për një veprim riparues e rigjenerues optimal.\u003c\/p\u003e","brand":"Farmaci Esler","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":68724401733913,"sku":null,"price":9500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0895\/4390\/1465\/files\/lierac-xmas-premium-serum-set-01.webp?v=1794828550","url":"https:\/\/www.farmaciesler.al\/en\/products\/lierac-premium-serum-xmas-set","provider":"Farmaci Esler","version":"1.0","type":"link"}