# Type at least 1 character to search Translation missing: sq.general.search.desc
Trajtim për MOLLUSCUM CONTAGIOSUM
5% solucion potassium hydroxide
Molluscum contagiosum është një sëmundje e lëkurës ngjitëse, virale beninje, e cila në përgjithësi prek lëkuren, por në disa raste edhe mukozat, e cila është rritur shumë 10 vitet e fundit, veçanërisht në fëmijët me lëkure atopike.
Molutrex është shumë i lehtë në përdorim: 1-2 aplikacione çdo ditë, derisa skuqja të zhduket (zakonisht pas 2-10 ditësh). Nuk nevojitet shpëlarje. Ai mund të përdoret në fytyrë dhe në trup (përveç pjesës së syve dhe mukozës), në adultet dhe fëmijët mbi 2 vjeç.
Mënyra e përdorimit:
1- Përpara përdorimit
Zëvendësoni kapakun e shishes, me kapakun mbrojtës nga fëmijët të pajisur me furçe. Kjo kuti gjithashtu përmban një aplikator të hollë për një preçizion më të madh në aplikim, në molusqet shumë të vogla.
2- Aplikimi i MOLUTREX-it
Hapni shishen, vendoseni atë në një sipërfaqe të sheshtë në mënyrë që të parandaloni derdhjen nga shishja dhe lyheni furçën ose aplikatorin e hollë me solucion. Fshini çdo teprim nga furça ose aplikatori i hollë, në buzën e shishes, të parandaloni pikat e tepërta të formuara.
Përdoreni furçën ose aplikatorin e hollë të aplikoni produktin lirisht në skajet e Molluscum Contagiosum, pa krijuar kontakt me lëkurën e shëndetshme. Lyheni furçën ose aplikatorin e hollë me produkt përsëri çdo 2-3 aplikime. Mirë është që të zëvendësoni kapakun e mbrojtjes nga fëmijët pas çdo aplikimi.
3- Tharje
Lëreni atë të thahet. Kur e përdorni tek fëmijët, sigurohuni që fëmija nuk mund ta prek zonën e trajtuar, ndërkohe që produkti është duke u tharë.
4- Përsërite aplikimin 1 ose 2 herë në ditë
Përsërite aplikimin në të njëjtët Molluscum Contagiosum, për disa ditë ndërkohe që inflamacioni (skuqja) ndodh, e cila zakonisht ndodh për 2-10 ditë.
5- Ndaloje aplikimin
Ndaloni aplikimin e Molutrex-it në pjesë të Molluscum Conagiosum kur inflamacioni ndodh. Kjo është shenjë që Molluscum Contagiosum do të zhduken pas 2-6 javëve.
KUJDES: Mos e përdorni produktin në të njëjtat Molluscum Conagiosum më tepër sesa 14 ditë. Nëse nuk duket përmirësim, kontaktoni me doktorin tuaj.
PËRKUJDESJE GJATË PËRDORIMIT DHE PËRKUJDESJE TË VEÇANTA GJATË PËRDORIMIT
Ky produkt nuk duhet përdorur:
KUJDES: Ky produkt mund të jetë gërryes nëse përdoret në mënyre të papërshtatshme. Sigurohu që ai kurrë s'do të bjerë në kontakt me lëkuren e shëndetshme. Lani duart tuaja pas çdo aplikimi.
Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.
Dermokozmetika