# Type at least 1 character to search Translation missing: sq.general.search.desc
Kräuterhof Arnika Salbe është një pomadë me ekstrakt të Arnica Montana, e përshtatshme për kujdesin e muskujve dhe kyçeve, veçanërisht pas lodhjes fizike, goditjeve apo sforcimeve.
Ekstrakti i arnikës njihet tradicionalisht për vetitë e tij qetësuese dhe anti-inflamatore, duke ndihmuar në kujdesin e zonave të ndjeshme dhe të lodhura.
Përfitimet kryesore:
Për muskuj të lodhur dhe të tensionuar
Për kujdesin e zonave të prekura nga mavijosjet
Ndihmon në qetësimin e shqetësimeve pas sforcimit fizik
I përshtatshëm për masazh të muskujve dhe kyçeve
Me ekstrakt natyral të Arnica Montana
Mënyra e përdorimit:
Aplikoni një sasi të përshtatshme në zonën e dëshiruar dhe masazhojeni butësisht derisa të përthithet. Përdoreni disa herë në ditë sipas nevojës.
Për përdorim të jashtëm. Mos e aplikoni në plagë të hapura, lëkurë të dëmtuar ose pranë syve.
Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.