# Type at least 1 character to search Translation missing: sq.general.search.desc
Limited editon! Seti përfshin Lierac Premiun The Silky Cream me madhësi (50 ml) dhe Lierac Premium Eye Cream (20ml)
Në zemër të formulave Premium qëndron teknologjia [F.G.N.] një sinergji e 3 përbërësve aktivë të patentuar që synojnë një veprim të trefishtë qelizor. Korrigjon të gjitha shenjat e plakjes, rrudhat, vija të holla, njollat e errëta, thatësi, mungesa e qëndrueshmërisë, shkëlqimit, elasticitetit dhe densitetit.
Përmbajtja e setit
Indikohet për lëkurën e maturuar, rrudha të thella, humbje të densitetit, çrregullime të teksturës së lëkurës apo poreve, lëshimin e lëkurës, parregullsitë në pamje, njollat.
Hidraton dhe rikthen qëndrueshmërinë e lëkurës falë formulës së tij të pasuruar me niacinamidë dhe acid hialuronik. Tekstura e tij e butë dhe delikate e kremit, e pasuruar me pluhur bimor matifikues, rrëshqet në lëkurë si mëndafsh dhe ofron një përfundim delikat pudre. I formuluar me 95% përbërës me origjinë natyrale. I përshtatshëm për lëkura normale/mikse. E testuar nën kontroll dermatologjik, jo komedogjenik, pa paraben.
Përdorimi: Të aplikohet në mëngjes për një ndjesi komforti dhe mbrojtje optimale, në darkë për të rregulluar e rigjeneruar lëkurën, vetëm ose pas serumit.
Zbut menjëherë rrudhat e holla rreth syve dhe zvogëlon ënjtjen dhe rrathët e errët. I pasuruar me pigmente perlash, i ndriçon sytë në mënyrë delikate. Tekstura e tij ultra-kremoze e balsamit shkrihet butësisht në lëkurë për të lehtësuar masazhin dhe për të nxitur një efekt të menjëhershëm anti-lodhje. I formuluar me 95% përbërës me origjinë natyrale dhe pa aromë për tolerancë optimale. I përshtatshëm për sy të ndjeshëm.
Përdorimi: Aplikoni me masazhe të lehta nga këndi i brëndshëm në atë të jashtëm të syrit. Ideal në mëngjes për të tendosur konturet dhe ndriçuar shikimin, në darkë për një veprim riparues e rigjenerues optimal.
Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.