# Type at least 1 character to search Translation missing: en.general.search.desc
Suplement natyral i formuluar për të mbështetur energjinë, tretjen dhe mirëqenien e përgjithshme. Përmban Matcha japoneze premium, të njohur për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve (katehina dhe L-theanine), e cila ndihmon në rritjen e fokusit dhe energjisë natyrale.
Bromelain, një enzimë nga ananasi, kontribuon në përmirësimin e tretjes së proteinave dhe ka veti qetësuese natyrale. Çaji jeshil mbështet metabolizmin dhe djegien e yndyrnave, ndërsa Cehri përdoret tradicionalisht për pastrimin e organizmit dhe mirëfunksionimin e aparatit tretës. Limon pasuron formulën me vitaminë C natyrale, duke ndihmuar sistemin imunitar dhe duke ofruar freski.
✅ Përfitimet kryesore:
• Rrit energjinë dhe fokusin në mënyrë natyrale
• Mbështet tretjen dhe metabolizmin
• Ka efekt antioksidues dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ
• Promovon mirëqenie dhe freski të përgjithshme
Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.
Dermokozmetika
Dermokozmetika