Një zgjidhje për kujdesin e flokëve që adreson nevojat e flokëve të dëmtuar dhe të brishtë.
Kjo maskë flokësh jo vetëm që synon të riparojë dhe forcojë flokët tuaja, por gjithashtu i mbron ato nga këputjet e mundshme. Për këtë qëllim, formula përmban kompleksin revolucionar biomimetik Keratin A18+, duke shfrytëzuar aftësinë e keratinës së tërshërës së zezë dhe lupinës. Ky kompleks përbëhet nga një përzierje unike e 18 aminoacideve që ndihmojnë në riparimin dhe rikthimin e fibrës së dëmtuar të flokëve, duke siguruar që flokët të rifitojnë fortësine e humbur.
Si përfundim, kjo maskë intensive e flokëve është ideale për ata që kërkojnë një veprim të thellë riparues dhe një produkt që jo vetëm riparon, por forcon, ju jep shkëlqen dhe i mbron flokët.
- Formulë vegane përmban 97% përbërës me origjinë natyrale dhe gjithashtu nuk përmban silikone, ngjyrues dhe PEG.
- E përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve
- Specifike për flokët e dëmtuar dhe të brishtë
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni maskën në gjatësinë e flokëve të lagur.
Lëreni të veprojë për 3 deri në 5 minuta dhe më pas shpëlajeni tërësisht.
Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim.
Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.