# Type at least 1 character to search Translation missing: sq.general.search.desc
Serum i lehtë me veprim të fuqishëm kundër rrudhave, që matifikon, hidraton dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së yndyrshme ose mikse duke mbështetur ekuilibrin e mikrobiomës. Kombinon një efekt “lifting” me përbërës aktivë të posaçëm për mikrobiomën e lëkurës përmes kompleksit Alfa Bioma Complex. Është i pasuruar me acid poliglutamik dhe menthyl PCA, që japin ndjesinë “plump” (zvogëlim i rrudhave përmes mbushjes së lëkurës) dhe freskisë.
Serum për fytyrën që minimizon dukshmërinë e rrudhave, zbut dhe mbush lëkurën.
Ideale për ata që kanë lëkurë me yndyrë ose mikse, dhe që duan efekte anti-age pa shtuar shkëlqimin e padëshiruar ose yndyrën e tepërt.
Përfitimet kryesore
Karakteristikat kryesore
Sigurohuni që lëkura të jetë e pastër dhe e thatë para përdorimit.
Ruajeni në vend të freskët, larg burimeve të nxehtësisë. Pas hapjes, produkti ka jetëgjatësi rreth 8 muaj.
Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.