□
□

# Type at least 1 character to search Translation missing: en.general.search.desc

Lierac XMAS Premium Vol Cream Set 2026
Lierac XMAS Premium Vol Cream Set 2026

Lierac XMAS Premium Vol Cream Set 2026

Lek 10,500.00

Në stok

Limited Edition! Dhurata më luksoze e sezonit për lëkurën tuaj! Blini Kremin e fytyrës Lierac Premium dhe përfitoni kremin e syve me plotësisht DHURATË!

Përjetoni kulmin e shkencës dhe luksit në kujdesin ndaj lëkurës me setin ekskluziv të festave Lierac Premium. I frymëzuar nga kërkimet më të avancuara në mjekësinë rigjeneruese dhe riprogramimin qelizor, ky trajtim premium kombinon dy formula tejet të fuqishme për të luftuar dhe korrigjuar në mënyrë të gjithanshme shenjat e moshës.

I paketuar në një çantë kozmetike luksoze të zezë me dizajne festive të arta, ky set është dhurata ideale dhe më prestigjioze për një lëkurë që rrezaton rini.

Seti përmban:

  1. Lierac Premium Krem ushqyes dite & nate (50 ml): një krem anti-age absolut, i përbërë nga 95% përbërës me origjinë natyrale.
  2. Lierac Premium Krem për sytë antirrudhë, multi korrigjues (20ml): një krem specifik për konturin e syve, i përfshirë si dhuratë në këtë paketim ekskluziv me çantë kozmetike.
  3. Çantë Luksoze Kozmetike: një çantë festive shumë chic, perfekte për të mbajtur produktet tuaja të çmuara me vete ose si një aksesor elegant.

Lierac Premium Krem ushqyes dite & nate (50 ml)

Indikohet për: lëkura të maturuara, rrudha të thella, humbje të densitetit, çrregullime të teksturës së lëkurës apo të poreve, lëshim të lëkurës, parregullsi në pamje, njolla.

I frymëzuar nga mjekësia rigjeneruese, ky krem përmban një përqendrim prej 8.5% të kompleksit qelizor Premium dhe 5% Acid Hialuronik për të riparuar ditë pas dite shenjat e moshës.

Kremi Voluptueuse është i pasuruar me një koncentrat hidratues dhe matifikues (10%) që shkrihet me lëkurën për një prekje matifikuese të padukshme për syrin.

Kremi Soyeuse është i pasuruar me një koncentrat super ushqyes (20%), që rigjeneron intensivisht lëkurën për komfort maksimal. Kjo e bën të përshtatshëm për lëkura të thata dhe shumë të thata.

Karakteristikat kryesore

  • I testuar nën kontroll dermatologjik.
  • Jo-komedogjenik.
  • Pa parabene.

Përbërësit aktivë

  • Solucion Acidi Hialuronik i pastër 5%: mbush rrudhat, lëmon dhe hidraton lëkurën, për një efekt të menjëhershëm tonifikues.
  • Ekstrakte të luleve të zeza të rralla e të çmuara (Lulëkuqe, Trëndafil, Orkide) 3,5%: antioksiduese, ushqyese, hidratuese, veprojnë në shenjat e moshës, dhurojnë freski dhe pamje rinore.
  • Kompleks B-Relaxor (Argirelinë e Genisteinë) 5%: tendos rrudhat e sipërfaqes dhe mbush rrudhat e thella.

Lierac Premium Krem për sytë antirrudhë, multi korrigjues (20ml)

Trajtim që siguron një efekt të përforcuar anti-rrudhë, anti-rrathë dhe anti-borsa.

Përbërësit aktivë

  • Solucion Acidi Hialuronik i pastër 10%: mbush rrudhat, lëmon dhe hidraton lëkurën.
  • Ekstrakte të luleve të zeza të rralla e të çmuara (Lulëkuqe, Trëndafil, Orkide) 3,5%: antioksiduese, ushqyese, hidratuese.
  • Kompleks B-Relaxor (Argirelinë e Genisteinë) 10%: tërheq rrudhat e sipërfaqes dhe mbush rrudhat e thella.
  • Ekstrakte boronice (të pasura me flavonoide e antocianë): veprim mbrojtës vaskular dhe antiinflamator.
  • Ekstrakte të rrushit francez të zi (të pasura me vitaminë E, minerale dhe polifenole): veprim kundër radikaleve të lira dhe venotonik.
  • Agjentë kamuflimi e pigmente reflektues të dritës: zbutin të gjitha imperfeksionet.

Udhëzime mbi përdorimin

Lierac Premium Krem ushqyes dite & nate: të aplikohet në mëngjes për një ndjesi komforti dhe mbrojtje optimale, në darkë për të rregulluar e rigjeneruar lëkurën, vetëm ose pas serumit.

Lierac Premium Krem për sytë antirrudhë, multi korrigjues: aplikohet me masazhe të lehta nga këndi i brendshëm drejt atij të jashtëm të syrit. Ideal në mëngjes për të tendosur konturet dhe për të ndriçuar shikimin, në darkë për një veprim riparues e rigjenerues optimal.

Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.

Related Products

Shop more

Best Seller

Shop more
Product Image

Product added to cart successfully!

Continue Shopping